Skip to content
Opens in a new window

[1] Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij.

[2] Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij.

[3] Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste.

[4] Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë.

[5] Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese.

[6] Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

Psalmet — Chapters