[1] Kur Izraeli doli nga Egjipti dhe shtëpia e Jakobit nga një popull që fliste një gjuhë të huaj,
[2] Juda u bë shenjtorja e tij dhe Izraeli zotërimi i tij.
[3] Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa.
[4] Malet u hodhën si desh dhe kodrat si qengja.
[5] Ç'pate ti, o det, që ike, dhe ti, o Jordan, që u ktheve prapa?
[6] Dhe ju, o male, që u hodhët si desh, dhe ju, o kodra, si qengja?
[7] Dridhu, o tokë, në prani të Zotit, në prani të Perëndisë të Jakobit,
[8] që e shndërroi shkëmbin në liqen, shkrepin në një burim uji.
Psalmet — Chapters
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150