Skip to content
Opens in a new window

[1] Ne të lëvdojmë, o Perëndi, ne të lëvdojmë, sepse emri yt na është i afërt; njeriu tregon mrekullitë e tua.

[2] Kur do të vijë koha e caktuar, unë do të gjykoj me drejtësi.

[3] Toka dhe tërë banorët e saj shkrihen, por unë i bëj të qëndrueshme shtyllat e saj. (Sela)

[4] U kam thënë fodullëve: "Mos u mburrni!", dhe të pabesëve: "Mos u bëni hundëpërpjetë!

[5] Mos e ngrini lart kokën, mos flisni me qafë të fortë".

[6] Sepse lëvdimi nuk vjen as nga lindja, as nga perëndimi, as edhe nga shkretëtira.

[7] Sepse Perëndia është ai që gjykon; ai ul njerin dhe ngre tjetrin.

[8] Sepse Zoti ka në dorë një kupë vere që shkumon dhe plot me erëza, që ai e zbraz. Me siguri tërë të pabesët e dheut do ta kullojnë dhe do të pinë deri llumin.

[9] Por unë do të shpall përjetë dhe do t'i këndoj lavde Perëndisë të Jakobit.

[10] Dhe do të dërrmoj tërë fuqinë e të pabesëve, por fuqia e të drejtëve do të përlëvdohet.

Psalmet — Chapters