Skip to content
Opens in a new window

[1] Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

[2] Ndihma me vjen nga Zoti, që ka bërë qiejtë dhe tokën.

[3] Ai nuk do të lejojë që të të merren këmbët, ai që të mbron nuk do të dremitë.

[4] Ja, ai që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle.

[5] Zoti është ai që të mbron, Zoti është hija jote, ai ndodhet në të djathtën tënde.

[6] Dielli nuk ka për të të goditur ditën, as hëna natën.

[7] Zoti do të të ruajë nga çdo e keqe; ai do të ruajë jetën tënde.

[8] Zoti do të ruajë daljet dhe hyrjet e tua, tani dhe përjetë.

Psalmet — Chapters