Skip to content
Opens in a new window

[1] Aleluja. Unë do të kremtoj Zotin me gjithë zemër në këshillën e të drejtëve dhe në kuvend.

[2] Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.

[3] Veprat e tij janë madhështore dhe drejtësia e tij vazhdon përjetë.

[4] Ai bën që mrekullitë e tij të kujtohen; Zoti është i dhemshur dhe plot mëshirë.

[5] Ai u jep ushqime atyre që kanë frikë prej tij dhe do ta mbajë mend gjithnjë besëlidhjen e tij.

[6] Ai i tregoi popullit të tij fuqinë e veprave të tij, duke i dhënë trashëgiminë e kombeve.

[7] Veprat e duarve të tij janë e vërteta dhe drejtësia; tërë urdhërimet e tij janë të qëndrueshme,

[8] të patundura përjetë, për gjithnjë, të kryera me vërtetësi dhe drejtësi.

[9] Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij.

[10] Frika e Zotit është zanafilla e diturisë; kanë dituri të madhe ata që zbatojnë në praktikë urdhërimet e tij; lëvdimi i tij vazhdon në përjetësi.

Psalmet — Chapters