Skip to content
Opens in a new window

[1] Aleluja. Lëvdoni Zotin nga qiejtë, lëvdojeni në vendet shumë të larta.

[2] Lëvdojeni, ju të gjithë engjëjt e tij, lëvdojeni ju mbarë ushtritë e tij.

[3] Lëvdojeni, o diell dhe hënë, lëvdojeni, ju mbarë yje të ndritshme.

[4] Lëvdojeni, ju qiej të qiejve, dhe ju ujëra përmbi qiejtë.

[5] Tërë këto gjëra le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse ai dha urdhër dhe ato u krijuan.

[6] Ai i ka vendosur përjetë, në përjetësi; por ka bërë një statut që nuk do të kalojë kurrë.

[7] Lëvdojeni Zotin nga toka, ju përbindësh të detit dhe mbarë oqeane,

[8] zjarr dhe breshër, borë dhe re, ajër i shtrëngatës që zbaton urdhërat e tij,

[9] mbarë male dhe kodra, mbarë dru frutorë dhe kedra;

[10] ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

[11] ju mbretër të dheut dhe mbarë popuj, princa dhe gjyqtarë të tokës;

[12] të rinj dhe vajza, pleq dhe fëmijë.

[13] Le të lëvdojnë emrin e Zotit, sepse vetëm emri i tij përlëvdohet. Lavdia e tij qëndron përmbi tokën dhe qiejtë.

[14] Ai e ka rritur forcën e popullit të tij, një arsye kjo lëvdimi për të gjithë shenjtorët e tij, për bijtë e Izraelit, një popull i afërt për të. Aleluja.

Psalmet — Chapters