[1] Aleluja. Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit.
[2] Qoftë i bekuar emri i Zotit tani dhe përjetë.
[3] Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit.
[4] Zoti shkëlqen mbi tërë kombet, lavdia e tij ndodhet përmbi qiejtë.
[5] Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta,
[6] kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?
[7] Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe nevojtarin nga plehrat,
[8] për ta bërë të ulet me princat, me princat e popullit të tij.
[9] Ai bën që gruaja shterpe të banojë në familje, si nënë e lumtur e fëmijëve. Aleluja.
Psalmet — Chapters
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150