Skip to content
Opens in a new window

[1] Dërgojini klithma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

[2] I shërbeni Zotit me gaz, ejani para tij me këngë gëzimi.

[3] Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë; ne jemi populli i tij dhe kopeja e kullotës së tij.

[4] Hyni në portat e tij me falenderim dhe në oborret e tij me lavde; kremtojeni, bekoni emrin e tij.

[5] Sepse Zoti është i mirë; mirësia e tij është e përjetshme dhe besnikëria e tij vlen për të gjitha brezat.

Psalmet — Chapters