Skip to content
Opens in a new window

[1] Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe ai m'u përgjigj.

[2] O Zot, më çliro nga buzët gënjeshtare dhe nga gjuha mashtruese.

[3] Çfarë do të të japin ose çfarë do të të shtojnë, o gjuhë gënjeshtare?

[4] Shigjeta të mprehta të një trimi, me qymyr dëllinje.

[5] I mjeri unë, që banoj në Meshek dhe që strehohem në çadrat e Kedarit!

[6] Tepër gjatë kam banuar me ata që e urrejnë paqen.

[7] Unë jam për paqen; ata përkundrazi, kur unë flas, janë për luftën.

Psalmet — Chapters