Skip to content
Opens in a new window

[1] U gëzova kur më thanë: "Shkojmë në shtëpinë e Zotit".

[2] Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

[3] Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

[4] ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

[5] Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

[6] Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

[7] Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

[8] Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: "Paqja qoftë te ti".

[9] Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.

Psalmet — Chapters