Skip to content
Opens in a new window

[1] O Perëndia im, më shpëto me emrin tënd dhe siguromë drejtësi me fuqinë tënde.

[2] O Perëndia im, dëgjo lutjen time dhe vëru veshin fjalëve të gojës sime.

[3] Sepse disa të huaj janë ngritur kundër meje dhe njerëz të furishëm kërkojnë jetën time, njerëz që nuk e kanë Perëndinë para syve të tyre. (Sela)

[4] Ja, Perëndia është ndihma ime, Zoti e përkrah jetën time.

[5] Ai do t'i ndëshkojë armiqtë e mi për të keqen që më kanë bërë; në besnikërinë tënde shkatërroji.

[6] Me gjithë zemër do të ofroj flijime; do të kremtoj emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë;

[7] sepse më ke çliruar nga çdo ankth, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja.

Psalmet — Chapters