[1] O Zot, mos më shaj në indinjatën tënde dhe mos më dëno në zemërimin tënd.
[2] Sepse shigjtat e tua më kanë shpuar dhe dora jote më shtyp.
[3] Nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim për shkak të zemërimit tënd; nuk ka qetësi në kockat e mia për shkak të mëkatit tim.
[4] Paudhësitë e mia e kalojnë në fakt kohën time, janë si një barrë e madhe, shumë e rëndë për mua.
[5] Plagët e mia janë të fëlliqura dhe të qelbëzuara nga marrëzia ime.
[6] Jam krejt i kërrusur dhe i dëshpëruar; sillem tërë ditën rreth e qark duke mbajtur zi,
[7] sepse ijet e mia janë të pezmatuara dhe nuk ka asgjë të shëndoshë në mishin tim.
[8] Jam i sfilitur dhe i vrarë; vrumbulloj nga drithma e zemrës sime.
[9] O Zot, çdo dëshirë që kam është para teje dhe psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.
[10] Zemra ime rreh, fuqia po më lë; vetë drita e syve të mi ka ikur.
[11] Miqtë e mi dhe shokët e mi rrinë larg plagës sime, dhe fqinjët e mi ndalojnë larg meje.
[12] Ata që kërkojnë jetën time më ngrejnë kurthe dhe ata që duan të më bëjnë të keqen flasin për shkatërrimin dhe mendojnë mashtrime tërë ditën.
[13] Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën.
[14] Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.
[15] Sepse shpresoj te ti, o Zot, ti do të përgjigjesh, o Zot, Perëndia im.
[16] Sepse kam thënë: "U gëzofshin me mua, dhe kur këmba ime pengohet, mos u çofshin kundër meje".
[17] Ndërsa jam duke rënë dhe dhembja ime është vazhdimisht para meje,
[18] ndërsa rrëfej mëkatin tim dhe jam tepër i shqetësuar për mëkatin,
[19] armiqtë e mi janë tërë gjallëri dhe janë të fortë, dhe ata që më urrejnë pa shkak shumohen.
[20] Edhe ata që ma shpërblejnë të mirën me të keqen më përndjekin, sepse unë ndjek rrugën e së mirës.
[21] O Zot, mos më braktis; Perëndia im, mos u largo nga unë.
[22] Nxito të më ndihmosh, o Zot, o shpëtimi im.