[1] Kur Zoti i bëri robërit e Sionit të kthehen, na u duk si ëndërr.
[2] Atëherë goja jonë u mbush me qeshje dhe gjuha jonë me këngë gëzimi, atëherë thuhej midis kombeve: "Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ta".
[3] Zoti ka bërë gjëra të mëdha për ne, dhe jemi tërë gëzim.
[4] Bëj të rikthehen robërit tanë, o Zot, ashtu si përrenjtë në jug.
[5] Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi.
[6] Vërtetë ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet, por ai do të kthehet më këngë gëzimi duke sjellë duajt e tij.
Psalmet — Chapters
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150