Skip to content
Opens in a new window

[1] Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:

[2] "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.

[3] Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".

[4] Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

[5] U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!

[6] U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;

[7] nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;

[8] dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

Psalmet — Chapters