[1] Perëndia rri në kuvendin e Perëndisë, ai gjykon në mes të perëndive.
[2] Deri kur do të gjykoni padrejtësisht dhe do të mbani anët e të pabesëve? (Sela)
[3] Mbroni të dobëtin dhe jetimin, sigurojini drejtësi të vuajturit dhe të varfërit.
[4] Çlironi të mjerin dhe nevojtarin; shpëtojeni nga dora e të pabesit.
[5] Ata nuk dinë asgjë dhe nuk kuptojnë asgjë, dhe ecin në terr; të gjitha themelet e tokës po luajnë.
[6] Unë kam thënë: "Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit.
[7] Megjithatë ju do të vdisni si njerëzit e tjerë dhe do të bini si çdo i fuqishëm tjetër".
[8] Çohu, o Perëndi, gjyko tokën, sepse ti do të trashëgosh tërë kombet.
Psalmet — Chapters
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150