[1] Zoti mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.
[2] Re dhe terr e mbështjellin; drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të tij.
[3] Një zjarr i shkon përpara dhe i zhduk armiqtë e tij rreth e qark.
[4] Vetëtimat e tij ndriçojnë botën, toka i shikon dhe dridhet.
[5] Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.
[6] Qiejtë shpallin drejtësinë e tij dhe tërë popujt shohin lavdinë e tij.
[7] U ngatërrofshin të gjihë ata që u shërbejnë skulpturave dhe ata që mburren me idhujt; rënçin përmbys përpara atij të gjitha perënditë.
[8] Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar për to, dhe bijat e Judës janë gëzuar me gjykimet e tua, o Zot.
[9] Sepse ti, o Zot, je Shumë i Larti mbi tërë tokën, ty të përlëvdojmë mbi gjithë perënditë e tjera.
[10] Ju që e doni Zotin urreni të keqen! Ai ruan jetën e shenjtorëve të tij dhe i çliron nga dora e të pabesëve.
[11] Drita ka dalë për të drejtin dhe gëzimi për ata që janë të drejtë nga zemra.
[12] Ngazëllohuni tek Zoti, o njerëz të drejtë, dhe lëvdoni emrin e tij të shenjtë.