[1] Perëndia pastë mëshirë për ne dhe na bekoftë; Perëndia e bëftë fytyrën e tij të shkëlqejë mbi ne, (Sela)
[2] me qëllim që mbi tokë të njihet rruga jote dhe shpëtimi yt midis gjithë kombeve.
[3] Popujt do të të kremtojnë, o Perëndi, të gjithë popujt do të të kremtojnë.
[4] Kombet do të gëzohen dhe do të ngazëllojnë, sepse ti do t'i gjykosh drejt popujt dhe do t'i udhëheqësh kombet mbi tokë. (Sela)
[5] Le të të lëvdojnë popujt, o Perëndi, le të të lëvdojnë tërë popujt.
[6] Toka do të prodhojë frytin e vet; Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.
[7] Perëndia do të na bekojë dhe tërë skajet e tokës do ta kenë frikë.
Psalmet — Chapters
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150