Skip to content
Opens in a new window

[1] Lum kushdo që ka frikë nga Zoti dhe që ecën në rrugët tij.

[2] Atëherë ti do të hash me mundin e duarve të tua, do të jesh i lumtur dhe do të gëzosh begatinë.

[3] Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

[4] Ja, kështu do të bekohet njeriu që ka frikë nga Zoti.

[5] Zoti të bekoftë nga Sioni dhe ti pafsh begatinë e Jeruzalemit tërë ditët e jetës sate.

[6] Po, pafsh bijtë e bijve të tu. Paqja qoftë mbi Izraelin.

Psalmet — Chapters