Skip to content
Opens in a new window

[1] Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli:

[2] "Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh,

[3] ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zëmërimi i tyre kundër nesh;

[4] atëherë ujërat do të na kishin mbuluar dhe përroi do të kishte kaluar mbi ne,

[5] atëherë ujërat e fryra do të kishin kaluar mbi ne".

[6] Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre.

[7] Shpirti ynë shpëtoi si zogu nga laku i gjuetarit; laku u këput dhe ne shpëtuam.

[8] Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejtë dhe tokën.

Psalmet — Chapters