[1] Ai i vuri themelet e tij mbi malet e shenjta.
[2] Zoti i do portat e Sionit më tepër se të gjitha banesat e Jakobit.
[3] Gjëra të lavdishme thuhen për ty, o qytet i Perëndisë. (Sela)
[4] Do të përmend Egjiptin dhe Babiloninë ndër ata që më njohin. Ja Filistia dhe Tiro, së bashku me Etiopinë: "Ky ka lindur atje".
[5] Dhe do të thuhet për Sionin: "Ky dhe ai kanë lindur tek ai; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm".
[6] Zoti duke shqyrtuar popujt, do të regjistrojë: "Ky ka lindur atje". (Sela)
[7] Dhe këngëtarët dhe ata që u bien veglave do të thonë: "Të gjitha burimet e mia të jetës dhe të gëzimit janë te ti".
Psalmet — Chapters
123456789101112131415161718192021222324252627282930313233343536373839404142434445464748495051525354555657585960616263646566676869707172737475767778798081828384858687888990919293949596979899100101102103104105106107108109110111112113114115116117118119120121122123124125126127128129130131132133134135136137138139140141142143144145146147148149150