[1] Kremtoni Zotin, sepse ai është i mirë dhe mirësia e tij vazhdon përjetë.
[2] Kremtoni Perëndinë e perëndive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[3] Kremtoni Zotin e zotërive, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[4] atë që vetëm bën mrekulli të mëdha, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[5] atë që ka bërë qiejtë me dituri, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[6] atë që ka shtrirë tokën mbi ujërat, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[7] atë që ka bërë ndriçuesit e mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[8] diellin për të sunduar mbi ditën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[9] hënën dhe yjet për të sunduar mbi natën, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[10] Ai që goditi Egjiptasit në parëbirnitë e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[11] dhe e nxori Izraelin nga mjedisi i tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[12] me dorë të fuqishme dhe krah të shtrirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[13] Atë që ndau Detin e Kuq në dy pjesë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[14] dhe e bërë Izraelin të kalojë në mes të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[15] por fshiu Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[16] Atë që e çoi popullin e tij nëpër shkretëtirë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[17] atë që goditi mbretër të mëdhenj, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[18] dhe vrau mbretër të fuqishëm, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë;
[19] Sihonin, mbretin e Amorejve, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[20] dhe Ogun, mbretin e Bashanit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[21] Dhe u dha atyre si trashëgimi vendin e tyre, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[22] në trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[23] Ai u kujtua për ne në kushtet tona të këqija, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë,
[24] dhe na çliroi nga armiqtë tanë, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[25] Ai i jep ushqim çdo krijese, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.
[26] Kremtoni Perëndinë e qiellit, sepse mirësia e tij vazhdon përjetë.