Skip to content
Opens in a new window

[1] Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.

[2] Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

[3] Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

[4] Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

[5] Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

[6] Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

[7] Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

[8] Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

[9] Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

Psalmet — Chapters