Skip to content
Opens in a new window

[1] O Zot, sa të shumtë janë armiqtë e mi! Shumë ngrihen kundër meje.

[2] Shumë thonë për mua: "Nuk ka shpëtim për të pranë Perëndisë". (Sela)

[3] Por ti, o Zot, je një mburoje rreth meje; ti je lavdia ime dhe ai më larton kokën.

[4] Me zërin tim i thirra Zotit dhe ai m'u përgjigj nga mali i tij i shenjtë. (Sela)

[5] Unë rashë e fjeta; pastaj u zgjova, sepse Zoti më përkrah.

[6] Unë do të kem frikë nga mizëri njerëzish që kanë fushuar rreth e qark kundër meje.

[7] Çohu, o Zot, më shpëto, o Perëndia im; sepse ti i ke goditur tërë armiqtë e mi në nofull; u ke thyer dhëmbët të pabesëve.

[8] Shpëtimi i përket Zotit, bekimi yt qoftë mbi popullin tënd. (Sela)

Psalmet — Chapters