Skip to content
Opens in a new window

[1] I madh është Zoti dhe meriton të lëvdohet në kulm në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.

[2] I bukur për nga lartësia e tij, gëzimi i gjithë dheut është mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit të madh.

[3] Në pallatet e tij Perëndia u bë i njohur si një kala e papushtueshme.

[4] Ja, mbretërit ishin mbledhur dhe shikonin përpara bashkarisht,

[5] por sa e panë, mbetën të shushatur dhe ikën të tmerruar.

[6] Atje i zunë drithmat dhe si të prerat e lindjes,

[7] në të njëjtën mënyrë si era e lindjes që i bën copë-copë anijet e Tarshishit.

[8] Siç e kishim dëgjuar, ashtu pamë në qytetin e Zotit disa ushtri, në qytetin e Perëndisë tonë; Perëndia do ta bëjë të qëndrueshëm përjetë.

[9] Në tempullin tënd, o Perëndi, ne kemi rënë në mendime mbi mirësinë tënde.

[10] Ashtu si emri yt, o Perëndi, kështu lëvdimi yt arrin deri në skajet e tokës; dora jote e djathtë është tërë drejtësi.

[11] Le të gëzohet mali Sion, le të ngazëllojnë vajzat e Judës për gjykimet e tua.

[12] I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numëroni kullat e tij,

[13] këqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qëllim që të mund t'ia tregoni brezave që do të vijnë.

[14] Sepse ky Perëndi është Perëndia ynë në përjetësi, përjetë, gjithnjë; ai do të jetë udhëheqësi ynë deri në vdekje.

Psalmet — Chapters