Skip to content
Opens in a new window

[1] Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.

[2] O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.

[3] Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?

[4] Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.

[5] Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij.

[6] Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.

[7] O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.

[8] Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

Psalmet — Chapters