Skip to content
Opens in a new window

[1] Atëherë Bildadi nga Shuahu u përgjigj dhe tha:

[2] "Atij i përkasin sundimi dhe terrori: ai sjell paqen në vendet e tij shumë të larta.

[3] A mund të llogariten vallë ushtritë e tij? Dhe mbi kë nuk del drita e tij?

[4] Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë, ose si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?

[5] Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij,

[6] aq më pak njeriu, që është një vemje, biri i njeriut që është një krimb!".

Jobi — Chapters