Skip to content
Opens in a new window

[1] Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:

[2] "A mundet vallë njeriu t'i sigurojë ndonjë përfitim Perëndisë? Me siguri i urti i sjell të mirë vetvetes.

[3] Çfarë kënaqësie ka prej saj i Plotfuqishmi, në rast se ti je i drejtë, ose çfarë përfitimi ka në qoftë se ti ke një sjellje të ndershme?

[4] Mos vallë nga frika që ka prej teje ai ndëshkon dhe hyn në gjyq me ty?

[5] Apo ka gjasë më shumë se kjo ka si shkak ligësinë tënde të madhe dhe fajet e tua të shumta?

[6] Pa arsye në fakt ti merrje pengje nga vëllezërit e tu dhe i zhvishje të zhveshurit nga rrobat e tyre.

[7] Nuk i jepje ujë të lodhurit dhe i refuzoje bukën të uriturit.

[8] Toka i përkiste njeriut të fuqishëm dhe banonte në të njeriu i nderuar.

[9] E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahët e jetimëve ishin të këputur.

[10] Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma të papritura të turbullojnë,

[11] ose një errësirë nuk të lejon të shikosh dhe një vërshim uji të përmbyt.

[12] A nuk është Perëndia lart në qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

[13] Dhe ti thua: "Çfarë di Perëndia? A mund të gjykojë nëpërmjet territ të dendur?

[14] Re të dendura e mbulojnë dhe kështu nuk mund të shikojë, dhe shëtit mbi kupën e qiejve".

[15] A dëshiron ti të ndjekësh rrugën e lashtë të përshkruar prej kohe nga njerëzit e këqij,

[16] që e çuan larg para kohe, dhe themelin e të cilëve e mori një lum që vërshonte?

[17] Ata i thonin Perëndisë: "Largohu nga ne! Çfarë mund të na bëjë i Plotfuqishmi?".

[18] Megjithatë Perëndia ua kishte mbushur shtëpitë me të mira. Por unë u rri larg këshillave të të pabesëve.

[19] Të drejtët e shohin këtë dhe gëzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

[20] po, me siguri, armiqtë tanë po shkatërrohen, dhe zjarri po përpin atë që mbetet.

[21] Pajtohu, pra, me Perëndinë dhe do të kesh siguri; kështu do të kesh mirëqënie.

[22] Prano udhëzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.

[23] Në rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do të rimëkëmbesh; në qoftë se largon paudhësinë nga çadrat e tua

[24] dhe u hedh arin në pluhur dhe arin e Ofirit ndër gurët e përroit,

[25] atëherë i Plotfuqishmi do të jetë ari yt, thesari yt prej argjendi.

[26] Sepse atëherë do të gjesh kënaqësinë tënde tek i Plotfuqishmi dhe do të ngresh fytyrën në drejtim të Perëndisë.

[27] Do t'i lutesh dhe ai do të të plotësojë dëshirën dhe ti do të realizosh kushtet që ke lidhur.

[28] Do të vendosësh një gjë dhe ajo do të dalë mbarë, dhe mbi udhën tënde do të shkëlqejë drita.

[29] Kur do të poshtërojnë, ti do të thuash: "Ngritja do të vijë". Ai do të përkrahë të përulurin

[30] dhe do të çlirojë edhe atë që nuk është i pafajmë; po, ai do të çlirohet nga shkaku i pastëtisë së duarve të tua".

Jobi — Chapters