Skip to content
Opens in a new window

[1] I pabesi ikën me vrap edhe në se askush nuk e ndjek, por i drejti është i sigurt si një luan.

[2] Për shkak të mëkatit të një vendi, shumë janë të parët e tij, por me një njeri me mend që ka dituri qëndrueshmëria e tij vazhdon gjatë.

[3] Një i varfër që shtyp të mjerët është si një shi me shtamba që nuk jep bukë.

[4] Ata që braktisin ligjin lëvdojnë të pabesët; por ata që zbatojnë ligjin i luftojnë ata.

[5] Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë drejtësinë, por ata që e kërkojnë Zotin kuptojnë çdo gjë.

[6] Më i mirë është i varfëri që ecën në ndershmëri nga njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugën dredha-dredha, edhe kur është i pasur.

[7] Kush zbaton ligjin është një bir me mend, por shoku i grykësve turpëron atin e tij.

[8] Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

[9] Në rast se dikush e kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë një gjë e neveritshme.

[10] Kush i fut njerëzit e drejtë në një rrugë të keqe, do të bjerë vetë në gropën e tij; por njerëzit e ndershëm do të trashëgojnë të mirën.

[11] I pasuri mendon se është i matur, por i varfëri që është i zgjuar e kqyr fund e krye.

[12] Kur të drejtët triumfojnë, ka lavdi të madhe, por kur mbizotërojnë të pabesët njerëzit fshihen.

[13] Kush i fsheh shkeljet e tij nuk do të ketë mbarësi; por ai që i rrëfen dhe i braktis ato, ka për të fituar mëshirën.

[14] Lum ai njeri që ka frikë vazhdimisht nga Zoti, por ai që e fortëson zemrën e tij do të bjerë në fatkeqësi.

[15] Një i pabesë që sundon mbi një popull të varfër është si një luan që ulërin dhe një ari i uritur.

[16] Një princ pa mend zhvat shumë, por ai që urren fitimin e pandershëm ka për t'i zgjatur ditët e tij.

[17] Njeriu mbi të cilin rëndon një vrasje do të turret deri në varr; asnjë të mos e ndihmojë!

[18] Ai që ecën me ndershmëri do të shpëtohet, por njeriu i paqëndrueshëm që ndjek rrugë dredha-dredha do të rrëzohet befas.

[19] Kush punon tokën e tij do të ketë bukë me bollëk, por kush jepet pas kotësive do të ketë varfëri të madhe.

[20] Njeriu besnik do të mbushet me bekime, por ai që nxiton të pasurohet nuk do të jetë pa faj.

[21] Nuk është mirë të kesh preferenca vetiake; njeriu kryen mëkat për një copë bukë.

[22] Njeriu me sy të keq dëshiron të pasurohet shpejt, por nuk e kupton se do ta pllakosë varfëria.

[23] Kush qorton dikë ka për të gjetur pastaj favor më të madh se ai që i bën lajka me fjalë.

[24] Kush vjedh atin e tij dhe nënën e tij dhe thotë: "Nuk është mëkat", është shok i atij që shkatërron.

[25] Kush e ka zemrën të fryrë nga krenaria nxit grindje, por ai që ka besim te Zoti do të ketë mbarësi.

[26] Kush i beson zemrës së tij është budalla, por ai që ecën me urtësi do të shpëtojë.

[27] Ai që i jep të varfërit nuk do të ketë kurrë nevojë, por ai që i mbyll sytë e vet do të ketë shumë mallkime.

[28] Kur të pabesët lartohen, njerëzit fshihen; por kur vdesin, të drejtët shumohen.

Fjalët e urta — Chapters