Skip to content
Opens in a new window

[1] Beniaminit i lindi Balahu, djali i tij i parë, Ashbeli, i dyti, Anbarahu, i treti,

[2] Nohahu, i katërti dhe Rafa i pesti.

[3] Bijtë e Belahut ishin Adari, Gheri, Abihudi,

[4] Abishua, Naamani, Ahoahu,

[5] Ghera, Shefufani dhe Hurami.

[6] Këta ishin bijtë e Ehudit (që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Gebës që u internuan në Manahath):

[7] Naamani, Ahijahu dhe Ghera, që i internoi; atij i lindën Uza dhe Ahihudi.

[8] Shaharaimit i lindën fëmijë në tokën e Moabit, mbasi u nda nga bashkëshortja e tij,

[9] lindi Jobabi, Tsibia, Mesha, Malkami,

[10] Jeutsi, Shakia dhe Mirmah. Këta ishin bijtë e tij, të parët e shtëpive të tyre atërore.

[11] Nga Hushimi lindën Abitubi dhe Elpaali.

[12] Bijtë e Elpaalit ishin Eberi, Mishami, Shemedi, që ndërtoi Onon, Lodin dhe fshatrat përreth,

[13] Beria dhe Shema, që ishin të parët e shtëpive atërore të banorëve të Ajalonit dhe që i bënë të ikin me vrap banorët e Gathit.

[14] Ahio, Shashaku, Jeremothi,

[15] Zebadiahu, Aradi, Ederi,

[16] Mikaeli, Ishpahu, Joha ishin bijtë e Beriahut.

[17] Zebadiahu, Meshulami, Hizki, Heberi,

[18] Ishmerai, Jizliahu dhe Jobabi ishin bijtë e Elpaalit,

[19] Jakimi, Zikri, Zabdi,

[20] Elianai, Tsilethaj, Elieli,

[21] Adajahu, Berajahu dhe Shimrathi ishin bijtë e Shimeit.

[22] Ishpani, Eberi, Elieli,

[23] Abdoni, Zikri, Hanani,

[24] Hananiahu, Elami, Anthothijahu,

[25] Ifdejahu dhe Penueli ishin bijtë e Shashakut.

[26] Shamsherai, Shehariahu, Athaliahu,

[27] Jaareshiahu, Elijahu dhe Zikri ishin bijtë e Jerohamit.

[28] Këta ishin të parët më të rëndësishëm të shtëpive atërore në brezat e tyre; ata banonin në Jeruzalem.

[29] I ati i Gabaonit banonte në Gabaon dhe gruaja e tij quhej Maakah.

[30] I parëlinduri i tij ishte Abdoni; pastaj i lindën Tsuri, Kishi, Baali dhe Nadabi,

[31] Gedori, Ahio, Zekeri,

[32] dhe Miklothi të cilit i lindi Shimeahu. Edhe këta banuan përballë vëllezërve të tyre në Jeruzalem bashkë me vëllezërit e tyre.

[33] Nerit i lindi Kishi; Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonathani, Malkishua, Abinadabi dhe Eshbaali.

[34] I biri i Jonathanit ishte Merib-Baali. Merib-Baalit i lindi Mikahu.

[35] Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Taarea dhe Ashazi.

[36] Ashazit i lindi Jeoadahu; Jeoadahut i lindën Amekethi, Azmavethi dhe Zimri; Zimrit i lindi Motsa.

[37] Motsas i lindi Binea, bir i të cilit ishte Rafahu, bir i të cilit ishte Eleasahu, bir i të cilit ishte Atseli.

[38] Atseli pati gjashtë bij, emrat e të cilëve ishin: Azrikam, Bokeru, Ishmael, Sheariah, Obadiah dhe Hanan. Tërë këta ishin bij të Atselit.

[39] Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, ishin Ulami, djali i parë, Jeushi i dyti, dhe Elifeleti, i treti.

[40] Bijtë e Ulamit ishin njerëz të fortë dhe trima, harkëtarë të mirë; ata patën shumë bij e nipër, njëqind e pesëdhjetë. Tërë këta ishin trashëgimtarë të Beniaminit.

1 i Kronikave — Chapters