Skip to content
Opens in a new window

[1] Këta qenë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isakari, Zabuloni,

[2] Dani, Jozefi, Beniamini, Neftali, Gadi dhe Asheri.

[3] Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.

[4] Tamara, nusja e të birit, i lindi Peretsin dhe Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.

[5] Hetsroni dhe Hamuli ishin bijtë e Peretsit.

[6] Zimri, Ethani, Hemani, Kalkoli dhe Dara ishin bijtë e Zerahut; gjithsej pesë.

[7] I biri i Karmit, Akani, vuri në rrezik Izraelin, duke kryer një shkelje rreth gjërave të caktuara të zhdukeshin.

[8] Ethanit i lindi Arariahu.

[9] Bijtë që i lindën Hetsronit quheshin Jerahmeel, Ram dhe Kelubai.

[10] Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, princi i bijve të Judës;

[11] Nahshonit i lindi Salma; Salmas i lindi Boazi, Boazit i lindi Obedi.

[12] Obedit i lindi Isai.

[13] Isait i lindi Eliabi, i parëlinduri i tij, Abinadabi i dyti, Shemiahu i treti,

[14] Nethaneeli, i katërti, Radai i pesti,

[15] Otsemi i gjashti, dhe Davidi i shtati.

[16] Motrat e tyre ishin Tserujah dhe Abigail. Abishai, Joabi dhe Asaheli ishin bij të Tserujahës; gjithsej tre.

[17] Abigaili lindi Amasan, atë i të cilit ishte Jetheri, Ismaeliti.

[18] Kalebi, bir i Hetsronit, pati fëmijë nga gruaja e tij Azubah dhe nga Jeriotha. Bijtë e saj quheshin Jesher, Shobab dhe Ardon.

[19] Pas vdekjes së Azabahut, Kalebi u martua me Efrathin që i lindi Hurin.

[20] Hurit i lindi Uri dhe Urit i lindi Betsaleeli.

[21] Pastaj Hetsroni hyri tek e bija e Makirit, atit të Galaadit, me të cilën që martuar kur ishte shtatëdhjetë vjeç; dhe ajo i lindi Segubin.

[22] Segubit i lindi Jairi, të cilit do t'i përkisnin njëzet e tre qytete në vendin e Galaadit.

[23] (Geshuri dhe Arami u morën atyre fshatrat e Jairit, Kenathin dhe fshatrat përreth, gjashëdhjetë qytete). Tërë këto ishin pronë e bijve të Makirit, atit të Galaadit.

[24] Mbas vdekjes së Hetsronit në Kaleb-Efrathah, Abiah, gruaja e Hetsronit i lindi Ashurin, atin e Tekoas.

[25] Bijtë e Jerahmeelit, të parëlindurit të Hetsronit, ishin Rami, i parëlinduri, Bunahu, Oreni, Otsemi dhe Ahijahu.

[26] Jerahmeeli pati një grua tjetër, që quhej Atarah, që u bë nëna e Onamit.

[27] Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmeelit, qenë Maatsi, Jamini dhe Ekeri.

[28] Bijtë e Onamit ishin Shamai dhe Jada. Bijtë e Shamait ishin Nadabi dhe Abishuri.

[29] Gruaja e Abishurit quhej Abihail dhe i lindi Ahbanin dhe Molidin.

[30] Bijtë e Nadabit ishin Seledi dhe Apaimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.

[31] I biri i Apaimit ishte Ishi; i biri i Ishit ishte Sheshani; i biri i Sheshanit ishte Ahlai.

[32] Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, ishin Jetheri dhe Jonathani. Jetheri vdiq pa lënë fëmijë.

[33] Pelethi dhe Zaza ishin bijtë e Jonathanit. Këta ishin bijtë e Jerahmeelit.

[34] Seshani nuk pati djem por vetëm vajza. Por Seshani kishte një skllav egjiptas të quajturt Jarha.

[35] Seshani e martoi të bijën me Jarhën, skllavin e tij, dhe ajo i lindi Atain.

[36] Atait i lindi Nathani dhe Nathanit i lindi Zabadi.

[37] Zabadit i lindi Eflali; Eflalit i lindi Obedi;

[38] Obedit i lindi Jehu; Jehut i lindi Azariahu;

[39] Azariahut i lindi Heletsi; Heletsit i lindi Eleasahu;

[40] Eleasahut i lindi Sismai; Sismait i lindi Shallumi;

[41] Shallumit i lindi Jekamiahu dhe Jekamiahut i lindi Elishama.

[42] Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmeelit, ishin Mesha, i parëlinduri që ishte ati i Zifit, dhe bijtë e Mareshahut, ati i Hebronit.

[43] Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi dhe Shema.

[44] Shemas i lindi Rahami, ati i Jorkeamit, dhe Rekemit i lindi Shamai.

[45] Shamai pati si djalë Maonin, i cili ishte ati i Beth-Tsurit.

[46] Efah, konkubina e Kalebit, lindi Haranin, Motsan dhe Gazezin. Haranit i lindi Gazezin.

[47] Bijtë e Jahdait ishin Regemi, Jothami, Geshani, Peleti, Efahu dhe Shaafi.

[48] Maakah, konkubina e Kalebit, lindi Sheberin dhe Tirhanahun.

[49] Ajo lindi Shaafin, atin e Madmanahut, Shevan, atin e Makbenës dhe të Gibeut. Vajza e Kalebit quhej Aksaha.

[50] Këta qenë bijtë e Kalebit: i biri i Hurit, të parëlindurit të Efratahut, Shobali, ati i Kirjath-Jearimit.

[51] Salma, ati i Betlemit, dhe Harefi, ati i Beth-Gaderit.

[52] Shobali, ati i Kirjath-Jearimit, pati si fëmijë: Haroehin dhe gjysmën e Memuhothit.

[53] Familjet e Kirjath-Jearimit ishin Ithrejtë, Puthejtë, Sumathejtë dhe Misharaejtë; prej tyre rrjedhin Tsorathitët dhe Eshtaolitët.

[54] Bijtë e Salmës ishin Betlemi dhe Netofathei, Atroth-Beth-Joabi, gjysme e Menathejve, Tsorejtë,

[55] dhe familjet e shkruesve që banonin në Jabets ishin Tirathejtë, Shimeathejtë dhe Sukathejtë. Këta ishin Kenejtë që rrjedhin nga Hamathi, ati i shtëpisë së Rekabit.

1 i Kronikave — Chapters