[1] Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
[2] Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.
[3] Pastaj Davidi, së bashku me Tsadokun, nga bijtë e Eleazarit, dhe me Ahimelekun, nga bijtë e Ithamarit, i ndau sipas detyrave të shërbimit të tyre.
[4] Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore.
[5] Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit.
[6] Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin.
[7] I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu,
[8] i treti Harimi, i katërti Seorimi,
[9] i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi,
[10] i shtati Hakotsi, i teti Abijahu,
[11] i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu,
[12] i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi,
[13] i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi,
[14] i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri,
[15] i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi,
[16] i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli,
[17] i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli,
[18] i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu.
[19] Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit.
[20] Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia.
[21] Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun.
[22] Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin.
[23] Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin.
[24] Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin;
[25] i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian.
[26] Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.
[27] Bijtë e Merarit me anë të Jaaziahut ishin Beno, Shohami, Zakuri dhe Ibri.
[28] Nga Mahli kemi Eleazarin, që nuk pati fëmijë.
[29] Nga Kishi, birin e Kishit, Jerahmeelin.
[30] Bijtë e Mushit ishin Mahli, Ederi dhe Jerimothi. Këta ishin bijtë e Levitëve sipas shtëpive të tyre atërore.
[31] Edhe këta, ashtu si bijtë e Aaronit, vëllezër të tyre, hodhën në short në prani të mbretit David, të Tsadokut, të Ahimelekut dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. Të parët e shtëpive atërore u trajtuan në të njëjtën mënyrë si vëllezërit e tyre të rinj.