Skip to content
Opens in a new window

[1] Adami, Sethi, Enoshi,

[2] Kenani, Mahalaleeli, Jaredi,

[3] Enoku, Methusalehu, Lameku,

[4] Noeu, Semi, Kami dhe Jafeti.

[5] Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku dhe Tirasi.

[6] Bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.

[7] Bijtë e Javanit ishin Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.

[8] Bijtë e Kamit ishin Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.

[9] Bijtë e Kushit ishin Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu. Bijtë e Raamahut ishin Sheba dhe Dedani.

[10] Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.

[11] Mitsraimit i lindën: Ludimët, Anamimët, Lehabimët, Naftuhimët,

[12] Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.

[13] Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Hethi,

[14] Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,

[15] Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,

[16] Arvadejtë, Tsemarejtë dhe Hamathejtë.

[17] Bijtë e Semit ishin Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami, Uzi, Huli, Getheri dhe Mesheku.

[18] Arpakshadit i lindi Shelahu dhe Shelahut i lindi Eberi.

[19] Eberit i lindën dy bij: njeri quhej Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe i vëllai quhej Joktan.

[20] Joktanit i lindi Almodali, Shelefi, Hatsarmavethi, Jerahu,

[21] Hadorami, Uzali, Diklahu,

[22] Ebali, Abimaeli, Sheba,

[23] Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Të tërë këta ishin bijtë e Joktanit.

[24] Semi, Arpakshadi, Shelahu,

[25] Eberi, Pelegu, Reu,

[26] Serugu, Nahori, Terahu,

[27] Abrami, që është Abrahami.

[28] Bijtë e Abrahamit ishin Isaku dhe Ismaeli.

[29] Këta janë pasardhësit e tyre: i parëlinduri i Ismaelit ishte Nebajothi; pastaj vinin Kedari, Abdeeli, Mibsami,

[30] Mishma, Dumahu, Masa, Hadadi, Tema,

[31] Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu. Këta ishin bijtë e Ismaelit.

[32] Bijtë e Keturahës, konkubinës së Abrahamit: ajo lindi Zimramin, Jokshanin, Medanin, Madianin, Ishbakun dhe Shuahun. Bijtë e Jokshanit ishin Sheba dhe Dedani.

[33] Bijtë e Madianit ishin Efahu, Eferi, Hanoku, Abidahu dhe Eldaahu. Të tërë këta ishin bijtë e Keturahut.

[34] Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau dhe Izraeli.

[35] Bijtë e Esaut ishin Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami dhe Korahu.

[36] Bijtë e Elifazit ishin Temani, Omari, Tsefoi, Gatami, Kenazi, Timna dhe Amaleku.

[37] Bijtë e Reuelit ishin Nahathi, Zerahu, Shamahu dhe Mizahu.

[38] Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Tsibeoni, Anahu, Dishoni, Etseri dhe Dishani.

[39] Bijtë e Lotanit ishin Hori dhe Hemani; Timna quhej e motra e Lotanit.

[40] Bijtë e Shobalit ishin Aliani, Manahathi, Ebali, Shefi dhe Onami. Ajahu dhe Anahu ishin bij të Tsibeonit.

[41] Dishoni ishte bir i Anahut. Bijtë e Dishonit ishin Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.

[42] Bijtë e Etserit ishin Bilhani, Zaavani dhe Akani. Bijtë e Dishanit ishin Utsi dhe Arani.

[43] Këta janë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit para se ndonjë mbret të mbretëronte mbi bijtë e Izraelit: Bela, bir i Beorit; emri i qytetit të tij ishte Dinhabah.

[44] Kur vdiq Bela, në vend të tij mbretëroi Jobabi, bir i Zerahut nga Botsrahu.

[45] Kur vdiq Jobabi, në vend të tij mbretëroi Hushami nga vendi i Temanitëve.

[46] Kur vdiq Hushami, në vend të tij mbretëroi Hadadi, bir i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; qyteti i tij quhej Avith.

[47] Kur vdiq Hadadi, në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masre Kahu.

[48] Kur vdiq Samlahu, në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rehobothi mbi Lum.

[49] Kur vdiq Sauli, në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, bir i Akborit.

[50] Kur vdiq Baal-Hanani, në vend të tij mbretëroi Hadabi. Emri i qytetit të tij ishte Pan dhe e shoqja quhej Mehetabeel; ishte bijë e Matredit, që ishte e bija e Mezahabit.

[51] Pastaj vdiq Hadabi. Krerët e Edomit ishin: shefi Timnah, shefi Avlah, shefi Jetheth,

[52] shefi Oholibamah, shefi Elah, shefi Pinon,

[53] shefi Kenaz, shefi Teman, shefi Mibtsar,

[54] shefi Magdiel, shefi Iram. Këta ishin shefat e Edomit.

1 i Kronikave — Chapters