[1] Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
[2] Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
[3] Bijtë e Amramit ishin Aaroni, Moisiu dhe Miriami. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari.
[4] Eleazarit i lindi Finehasi; Finehasit i lindi Abishua;
[5] Abishuas i lindi Buki; Bukit i lindi Uzi.
[6] Uzit i lindi Zerahiahu; Zerahiahut i lindi Merajothi;
[7] Merajothit i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
[8] Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Ahimaatsi.
[9] Ahimaatsit i lindi Azariahu; Azariahut i lindi Johanani.
[10] Johananit i lindi Azariahu (ai shërbeu si prift në tempullin që Salomoni ndërtoi në Jeruzalem);
[11] Azariahut i lindi Amariahu; Amariahut i lindi Ahitubi;
[12] Ahitubit i lindi Tsadoku; Tsadokut i lindi Shalumi;
[13] Shalumit i lindi Hilkiahu; Hilkiahut i lindi Azariahu;
[14] Azariahut i lindi Serajahu; Serajahut i lindi Jehotsadaku;
[15] Jehotsadaku shkoi në mërgim, kur Zoti çoi në robëri Judën dhe Jeruzalemin me anë të Nebukadnetsarit.
[16] Bijtë e Levit ishin Gershomi, Kehathi dhe Merari.
[17] Këta janë emrat e bijve të Gershomit: Libni dhe Shimei.
[18] Bijtë e Kehathit ishin Amrami, Itshari, Hebroni dhe Uzieli.
[19] Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi. Këto janë familjet e Levit, sipas etërve të tyre.
[20] Gershomi pati si djalë Libnin, bir i të cilit ishte Jahathi, bir i të cilit ishte Zimahu,
[21] bir i të cilit ishte Joabi, bir i të cilit ishte Ido, biri të cilit ishte Zerahu, bir i të cilit ishte Jeatherai.
[22] Bijtë e Kehathit ishin Aminadabi, bir i të cilit ishte Koreu, bir i të cilit ishte Asiri,
[23] bir i të cilit ishte Elkanahu, bir i të cilit ishte Ebiasaf, biri të cilit ishte Asiri,
[24] bir i të cilit ishte Tahathi, bir i të cilit ishte Uriel, biri të cilit ishte Uziahu, bir i të cilit ishte Shauli.
[25] Bijtë e Elkanahut ishin Amasai dhe Ahimothi,
[26] bir i të cilit ishte Elkanah, bir i të cilit ishte Cofaj, biri i të cilit ishte Nahathi,
[27] biri i të cilit ishte Eliab, bir i të cilit ishte Jerohami, bir i të cilit ishte Elkanahu.
[28] Bijtë e Samuelit ishin Joeli, i parëlinduri, dhe Abia, i dyti.
[29] Bijtë e Merarit ishin Mahli, bir i të cilit ishte Libni, bir i të cilit ishte Shimei, bir i të cilit ishte Uzahu,
[30] bir i të cilit ishte Shimea, bir i të cilit ishte Haghiah, bir i të cilit ishte Asajahu.
[31] Këta janë ata që Davidi caktoi për shërbimin e këngës në shtëpinë e Zotit, mbasi iu gjet një vend prehjeje arkës.
[32] Ata ushtruan shërbimin e tyre me këngë përpara tabernakullit të çadrës së mbledhjes, deri sa Salomoni ndërtoi shtëpinë e Zotit në Jeruzalem; dhe shërbenin sipas rregullores që u ishte caktuar.
[33] Këta janë ata që kryenin shërbimin dhe këta bijtë e tyre: Nga bijtë e Kehathitit ishte Hemani, këngëtari, bir i Joelit, bir i Samuelit,
[34] bir i Elkanahut, bir i Jerohamit, bir i Elielit, bir i Toahut,
[35] bir i Tsufit, bir i Elkanahut, bir i Mahathit, bir i Amasait,
[36] bir i Elkanahut, bir i Joelit, bir i Azariahut, bir i Sofonias,
[37] bir i Tahathit, bir i Asirit, bir i Ebiasafit, bir i Koreut,
[38] bir i Itsharit, bir i Kehathit, bir i Levit, bir i Izraelit.
[39] Pastaj vinte i vëllai Asaf, që rrinte në të djathtë të tij; Asafi, bir i Berekiahut, bir i Shimeut,
[40] bir i Mikaelit, bir i Baasejahut, bir i Malkijahut,
[41] bir i Ethnit, bir i Zerahut, bir i Adajahut,
[42] bir i Ethanit, bir i Zimahut, bir i Shimeit,
[43] bir i Jahathit, bir i Ghershomit, bir i Levit.
[44] Bijtë e Merarit, vëllezërit e tyre, qëndronin në të majtë dhe ishin Ethsani, bir i Kishit, bir i Abdiut, bir i Mallukut,
[45] bir i Hadshabiahut, bir i Amatsiahut, bir i Hilkiahut,
[46] bir i Amtsit, bir i Banit, bir i Shemerit,
[47] bir i Mahlit, bir i Mushit, bir i Merarit, bir i Levit.
[48] Vëllezërit e tyre, Levitët, ishin caktuar për çdo lloj shërbimi në tabernakullin e shtëpisë së Perëndisë.
[49] Por Aaroni dhe bijtë e tij ofronin flijime mbi altarin e olokausteve dhe mbi altarin e temjanit, duke e bërë gjithë shërbimin në vendin shumë të shenjtë, dhe për të bërë shlyerjen për Izraelin, sipas gjithë atyre që kishte urdhëruar Moisiu, shërbëtor i Perëndisë.
[50] Këta ishin bijtë e Aaronit: Eleazari, bir i të cilit ishte Finehasi, bir i të cilit ishte Abishua,
[51] bir i të cilit ishte Buki, bir i të cilit ishte Uzi, bir i të cilit ishte Zerahiah,
[52] bir i të cilit ishte Merajothi, bir i të cilit ishte Amariahu, bir i të cilit ishte Ahitubi,
[53] bir i të cilit ishte Tsadoku, bir i të cilit ishte Ahimaatsi.
[54] Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve;
[55] atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur;
[56] por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut.
[57] Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë,
[58] Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë,
[59] Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë.
[60] Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë.
[61] Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit.
[62] Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit.
[63] Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit.
[64] Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë.
[65] Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit.
[66] Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit.
[67] Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë,
[68] Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë,
[69] Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë.
[70] Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit.
[71] Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë.
[72] Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë,
[73] Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë.
[74] Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë,
[75] Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë.
[76] Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë.
[77] Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë.
[78] Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë,
[79] Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë.
[80] Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë,
[81] Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.