Skip to content
Opens in a new window

[1] Kur Moisiu mbaroi ndërtimin e tabernakullit, e vajosi dhe e shenjtëroi me gjithë pajisjet e tij, ai vajosi gjithashtu altarin dhe të gjitha orenditë e tij; kështu ai i vajosi dhe i shenjtëroi.

[2] Pastaj prijësit e Izraelit, të parët e shtëpive të etërve të tyre, që ishin prijësit e fiseve dhe ishin në krye të atyre që u regjistruan, paraqitën një ofertë

[3] dhe e çuan ofertën e tyre para Zotit: gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe, një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin prej tyre; dhe i ofruan para tabernakullit.

[4] Atëherë Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:

[5] "Prano këto gjëra prej tyre për t'i përdorur në shërbim të çadrës së mbledhjes, dhe do t'ua japësh Levitëve, secilit simbas shërbimit që ka".

[6] Moisiu mori, pra, qerret dhe qetë dhe ua dha Levitëve.

[7] Dy qerre dhe katër qe ua dha bijve të Gershonit simbas shërbimit të tyre;

[8] katër qerre dhe tetë qe ua dha bijve të Merarit simbas shërbimit të tyre, nën mbikqyrjen e Ithamarit, birit të priftit Aaron;

[9] por bijve të Kehathit nuk u dha asgjë, sepse ishin ngarkuar me shërbimin e objekteve të shenjta, që ata i mbanin mbi shpatulla.

[10] Prijësit e paraqitën ofertën e tyre për kushtimin e altarit, ditën kur u vajos; kështu prijësit paraqitën ofertën e tyre para altarit.

[11] Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Prijësit do ta paraqesin ofertën e tyre një në ditë për kushtimin e altarit".

[12] Ai që e paraqiti ofertën e tij ditën e parë ishte Nahshoni, bir i Aminadabit, nga fisi i Judës;

[13] ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

[14] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[15] një dem të vogël, një dash, një qengj motak si olokaust,

[16] një dhi si flijim për mëkatin

[17] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Nahshonit, djalit të Aminadabit.

[18] Ditën e dytë erdhi oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit, princit të Isakarit.

[19] Ai paraqiti si ofertë të tij një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

[20] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[21] një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[22] një kec si flijim për mëkatin

[23] dhe, si flijim falënderimi dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. kjo ishte oferta e Nethaneelit, birit të Tsuarit.

[24] Ditën e tretë ishte radha e Eliabit, birit të Helonit, prijësit të bijve të Zabulonit.

[25] Oferta e tij qe një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen i vogël shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit;

[26] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[27] një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[28] një kec si flijim për mëkatin

[29] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Eliabit, birit të Helonit.

[30] Ditën e katërt ishte radha e Elitsurit, birit të Rubenit.

[31] Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[32] një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

[33] një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[34] dhe një kec si flijim për mëkatin

[35] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e paraqitur nga Elitsuri, bir i Shedeurit.

[36] Ditën e pestë qe radha e Shelumielit, birit të Tsurishadait, prijësit të bijve të Simeonit.

[37] Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim ushqimor,

[38] një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

[39] një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[40] një kec si flijim për mëkatin

[41] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo ishte oferta e bërë nga Shelumieli, bir i Curishadait.

[42] Ditën e gjashtë ishte radha e Eliasafit, bir i Deuelit, prijësit të bijve të Gadit.

[43] Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; si pjata ashtu dhe legeni ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[44] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[45] një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[46] një kec si flijim për mëkatin

[47] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Eliasafi, bir i Deuelit.

[48] Ditën e shtatë qe radha e Elishamit, birit të Amihudit, prijësit të bijve të Efraimit.

[49] Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[50] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[51] një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[52] një kec si flijim për mëkatin,

[53] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Elishama, bir i Amihudit.

[54] Ditën e tetë ishte radha e Gamalielit, birit të Pedahtsurit, prijësit të bijve të Manasit.

[55] Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[56] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[57] një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[58] një kec si flijim për mëkatin

[59] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e bërë nga Gamalieli, bir i Pedahtsurit.

[60] Ditën e nëntë i erdhi radha Abidanit, birit të Gideonit, prijësit të Beniaminit.

[61] Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi me një peshë prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklave të shenjtërores, që të dy të mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[62] një kupë ari prej dhjetë siklash të mbushur me temjan,

[63] një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[64] një kec si flijim për mëkatin

[65] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Abidanit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.

[66] Ditën e dhjetë i erdhi radha Ahiezerit, birit të Amishadait, prijësit të bijve të Danit.

[67] Oferta e tij ishte një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[68] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[69] një dem i vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[70] një kec si flijim për mëkatin

[71] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahiezerit, birit të Amishadait.

[72] Ditën e njëmbëdhjetë i erdhi radha Pagielit, birit të Okranit, prijësit të bijve të Asherit.

[73] Oferta e tij ishte një pjatë argjendi prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi prej shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores; që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[74] një kupë ari prej dhjetë siklash mbushur me temjan,

[75] një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[76] një kec si flijim për mëkatin

[77] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Pagielit, birit të Okranit.

[78] Ditën e dymbëdhjetë i erdhi radha Ahirit, birit të Enanit, prijësit të bijve të Neftalit.

[79] Ai ofroi një pjatë argjendi me një peshë prej njëqind e tridhjetë siklash dhe një legen argjendi shtatëdhjetë siklash, simbas siklit të shenjtërores, që të dy ishin mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si blatim i ushqimit,

[80] një kupë ari prej dhjetë siklash e mbushur me temjan,

[81] një dem të vogël, një dash dhe një qengj motak si olokaust,

[82] një kec si flijim për mëkatin

[83] dhe, si flijim falënderimi, dy qe, pesë desh, pesë cjep dhe pesë qengja motakë. Kjo qe oferta e Ahirit, birit të Enanit.

[84] Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u bënë nga prijësit e Izraelit kur altari u vajos: dymbëdhjetë pjata argjendi, dymbëdhjetë legena argjendi, dymbëdhjetë kupa ari;

[85] çdo pjatë argjendi peshonte njëqind e tridhjetë sikla dhe çdo legen argjendi shtatëdhjetë sikla; shuma e argjendit që përmbanin enët arrinte dy mijë e katërqind sikla, simbas siklit të shenjtërores;

[86] të dymbëdhjetë kupat prej ari të mbushura me parfum peshonin dhjetë sikla secila, simbas siklit të shenjtërores; gjithë ari i kupave peshonte njëqind e njëzet sikla.

[87] Shuma e kafshëve për olokaustin ishte dymbëdhjetë dema të vegjël, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me blatimet e ushqimit dhe dymbëdhjetë keca si flijim për mëkatin.

[88] Shuma e kafshëve si flijim falënderimi ishte njëzet e katër dema të vegjël, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep dhe gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit pas vajosjes së tij.

[89] Dhe kur Moisiu hynte në çadrën e mbledhjes për të folur me Zotin, dëgjonte zërin e tij që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit që ndodhet mbi arkën e dëshmisë midis dy kerubinëve; kështu i fliste Zoti.

Numrat — Chapters