Skip to content
Opens in a new window

[1] Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë.

[2] Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan.

[3] Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.

[4] Mbas lindjes së Sethit, Adami jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija.

[5] Kështu Adami jetoi gjithsej nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.

[6] Sethi jetoi njëqind e pesë vjet dhe i lindi Enoshi.

[7] Pas lindjes së Enoshit, Sethi jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

[8] Kështu tërë koha që Sethi jetoi qe nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.

[9] Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet dhe i lindi Kenani.

[10] Mbas lindjes së Kenanit, Enoshi jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

[11] Kështu Enoshi jetoi gjithsej nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.

[12] Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet dhe i lindi Mahalaleeli.

[13] Mbas lindjes së Mahalaleelit, Kenani jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

[14] Kështu Kenani jetoi gjithsej nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.

[15] Mahalaleeli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Jaredi.

[16] Mbas lindjes së Jaredit, Mahalaleeli jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

[17] Kështu Mahalaleeli jetoi gjithsej tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.

[18] Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet dhe i lindi Enoku.

[19] Mbas lindjes së Enokut, Jaredi jetoi tetëqind vjet dhe pati bij dhe bija të tjerë.

[20] Kështu Jaredi jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.

[21] Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet dhe i lindi Methuselahu.

[22] Mbas lindjes të Methuselahut, Enoku eci me Perëndinë treqind vjet dhe pati bij e bija të tjerë.

[23] Kështu Enoku jetoi gjithsej treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.

[24] Pra Enoku eci me Perëndinë, por nuk u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.

[25] Metuselahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet dhe i lindi Lameku.

[26] Mbas lindjes së Lamekut, Metuselahu jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij e bija.

[27] Kështu Metuselahu jetoi gjithsej nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj ai vdiq.

[28] Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindi një bir;

[29] dhe i vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë për punën tonë dhe për mundin e duarve tona, për shkak të tokës që Zoti e ka mallkuar".

[30] Pasi solli në këtë botë Noeun, Lameku jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij e bija të tjerë.

[31] Kështu Lameku jetoi gjithsej shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet, pastaj ai vdiq.

[32] Noeut, në moshën pesëqind vjeç, i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.

Zanafilla — Chapters