[1] Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
[2] Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
[3] Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
[4] Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
[5] Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
[6] Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
[7] Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
[8] Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
[9] Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
[10] Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
[11] Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
[12] midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
[13] Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
[14] Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
[15] Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
[16] dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
[17] Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
[18] Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
[19] Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
[20] Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
[21] Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
[22] Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
[23] Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
[24] Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
[25] Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
[26] Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
[27] Hadorami, Uzali, Diklahu,
[28] Obali, Abimaeli, Sheba,
[29] Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
[30] Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
[31] Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
[32] Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.