Skip to content
Opens in a new window

[1] Pjesa që iu dha me short fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre, shtrihej deri në kufirin e Edomit, në shkretëtirën e Tsinit, në skajin jugor.

[2] Kufiri i tyre jugor fillonte në skajin e Detit të Kripur, nga kepi që drejtohet në jug,

[3] dhe zgjatej në jug në drejtim të të përpjetës së Akrabimit, kalonte nëpër Tsin, pastaj ngjitej në drejtim të Adarit dhe kthente nga ana e Karkaas;

[4] kalonte pastaj nga Atsmoni dhe vazhdonte deri në përruan e Egjiptit, dhe mbaronte në det. "Ky do të jetë", tha Jozueu, "kufiri juaj në jug".

[5] Kufiri në lindje ishte Deti i Kripur deri në grykëderdhjen e Jordanit. Kufiri verior fillonte me mëngën e detit pranë grykëderdhjes së Jordanit;

[6] pastaj kufiri ngjitej në drejtim të Beth-Oglahut, kalonte në veri të Beth-Arabahut dhe ngjitej deri në gurin e Bohanit, birit të Rubenit.

[7] Pastaj nga Lugina e Akorit kufiri ngjitej në Debir, kthehej prapa në veri në drejtim të Gilgalit, që ndodhet përballë së përpjetës të Adumumit, në jug të luginës; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit dhe mbaronte në En-Roguel.

[8] Kufiri pas kësaj ngjitej nëpër luginën e birit të Hinonit deri te shpatet jugore të qytetit të Jebusejve (që është Jeruzalemi). Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ndodhet përballë luginës së Hinomit në perëndim, që mbetet në skajin e luginës të Refaimit në veri.

[9] Nga maja e malit kufiri shtrihej deri në burimin e ujërave të Neftoahut, vazhdonte në drejtim të qyteteve të malit Efron dhe pastaj kthente deri në Baalah, që është Kirjath-Jearimi.

[10] Nga Baalahu kufiri kthente pastaj në perëndim të malit Seir, kalonte mbi faqen veriore të malit Jearim (që është Kesaloni), zbriste në Beth-Shemesh dhe kalonte nëpër Timah.

[11] Pastaj kufiri arrinte anën veriore të Ekronit, kthente nga Shikroni, kalonte nëpër malin e Baalahut, shtrihej deri në Jabneel dhe mbaronte në det.

[12] Kufiri në perëndim ishte Deti i Madh. Këta ishin rreth e qark kufijtë e bijve të Judës simbas familjeve të tyre.

[13] Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut).

[14] Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut;

[15] Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer).

[16] Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah".

[17] Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah.

[18] Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?".

[19] Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme.

[20] Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;

[21] qytetet e vendosura në skajin e fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit të Edomit, në Negev ishin: Kabtseeli, Ederi dhe Jaguri,

[22] Kinahu, Dimonahu, Adadahu,

[23] Kadeshi, Hatsori, Ithnami,

[24] Zifi, Telemi, Bealothi,

[25] Hatsor-Hadattahu, Kerioth-Hetsroni (domethënë në Hatsori),

[26] Amami, Shema, Moladahu,

[27] Hatsar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,

[28] Hatsar-Shuali, Beer-Sheba, Bizjothjahu,

[29] Baala, Ijimi, Etsemi,

[30] Eltoladi, Kesili, Hormahu,

[31] Tsiklagu, Madmanahu, Sansanahu,

[32] Lebaothi, Shilhimi, Aini, Rimoni; gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.

[33] Në ultësirë: Eshaoli, Tsoreahu, Ashnahu,

[34] Zanoahu, En-Ganimi, Tapuahu, Enami;

[35] Jarmuthi, Adulami, Sosohu, Azekahu,

[36] Shaaraimi, Adithaimi, Gederahu dhe Gederothaimi: katërmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

[37] Tsenani, Hadashahu, Migdal-Gadi,

[38] Dileani, Mitspahu, Joktheeli,

[39] Lakishi, Bokskathi, Egloni,

[40] Kaboni, Lahmasi, Kitlishi,

[41] Gederothi, Beth-Dagoni, Naamahu dhe Makedahu; gjashtëmbëdhjetë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

[42] Libnahu, Etheri, Ashani;

[43] Jiftahu, Ashna, Netsibi;

[44] Kejlahu, Akzibi dhe Mareshahu: nëntë qytete me fshatrat e tyre;

[45] Ekroni me qytetet dhe fshatrat e tij;

[46] nga Ekroni deri në det, çdo gjë që ishte afër Ashdotit me fshatrat e tyre;

[47] Ashdoti me gjithë qytetet dhe fshatrat e tij; Gaza me qytetet dhe fshatrat e tij deri në përroin e Egjiptit dhe në detin e Madh me bregun e tij.

[48] Në zonën malore: Shanoiri, Jatiri dhe Sokohu,

[49] Danahu, Kirjath-Sanahu, domethënë Debiri,

[50] Anabi, Esthemothi, Animi,

[51] Gosheni, Holoni dhe Gilohu: njëmbëdhjetë qytete bashkë me fshatrat e tyre;

[52] Arabi, Dumahu, Esheani,

[53] Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu,

[54] Humtahu, Kirjath-Arba (domethënë Hebroni) dhe Tsiori: nëntë qytete me gjithë fshatrat e tyre;

[55] Maoni, Karmeli, Zifi dhe Jutahu,

[56] Jizreeli, Jokdeami, Zanoahu,

[57] Kaini, Gibeahu dhe Timnahu: dhjetë qytete me fshatrat e tyre;

[58] Halhuli, Beth-Tsuri, Gedori,

[59] Maarathi, Beth-Anothi dhe Eltekoni: gjashtë qytete me fshatrat e tyre;

[60] Kirjath-Baal (domethënë Kirjath-Jearimi) dhe Rabahu: dy qytete bashkë me fshatrat e tyre.

[61] Në shkretëtirë: Beth-Arabahu, Midini, Sekakahu,

[62] Nibshani, qyteti i kripës dhe Engedi: gjashtë qytete me fshatrat e tyre.

[63] Përsa u përket Jebusejve që banonin në Jeruzalem, bijtë e Judës nuk mundën t'i dëbojnë; kështu që Jebusejtë kanë banuar në Jeruzalem bashkë me bijtë e Judës deri në ditën e sotme.

Jozueu — Chapters