Skip to content
Opens in a new window

[1] Këta janë mbretërit e vendit të mundur nga bijtë e Izraelit, që pushtuan territorin e tyre matanë Jordanit, në drejtim të lindjes, nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe tërë Arabahun lindor;

[2] Sihoni, mbret i Amorejve, që banonte në Heshbon dhe sundonte nga Aroeri, që gjendet mbi brigjet e lumit të Harnonit, nga gjysma e lumit dhe nga gjysma e Galaadit deri në lumin Jakob, që është kufi me bijtë e Anonit;

[3] dhe në pjesën lindore të Arabahut nga deti i Kinerethit deri në detin e Arabahut, nga Deti i Kripur deri në Beth-Jeshimoth, dhe në jug deri në shpatet e Pisgahut.

[4] Pastaj territori i Ogut, mbretit të Bashanit, një nga gjigantët që kishin shpëtuar dhe që banonte në Ashtaroth dhe në Edrej,

[5] dhe që sundonte mbi malin Hermon, mbi Salkahun, mbi tërë Bashanin deri në kufirin e Geshuritëve dhe Maakathitëve, dhe mbi gjysmën e Galaadit deri në kufirin e Sihonit, mbretit të Heshbonit.

[6] Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe bijtë e Izraelit i mundën; pastaj Moisiu, shërbëtori i Zotit ua dha në zotërim vendin e tyre Rubenitëve, Gaditëve dhe gjysmës së fisit të Manasit.

[7] Këta janë përkundrazi mbretërit e vendit që Jozueu dhe bijtë e Izraelit i mundën këtej Jordanit, në perëndim, nga Baal-Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak që ngrihet mbi Seir, vend që Jozueu

[8] në krahinën malore, në ultësirën, në Arabah, në shpatet e maleve, në shkretëtirë dhe në Negev; vendi i Hitejve, i Amorejve, i Kananejve, i Perezejve, i Hivejve dhe i Jebusejve;

[9] mbreti i Jerikos, një; mbret i Ait, afër Bethelit, një;

[10] mbreti i Jeruzalemit, një; mbreti i Hebronit, një;

[11] mbreti i Jarmuthit, një; mbreti i Lakishit, një;

[12] mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gezerit, një;

[13] mbreti i Debirit, një; mbreti i Gederit, një;

[14] mbreti i Hormahut, një; mbreti i Aradit, një;

[15] mbreti i Libnahut, një; mbreti i Adulamit, një;

[16] mbreti i Makedahut, një; mbreti i Bethelit, një;

[17] mbreti i Tapuahut, një; mbreti i Heferit, një;

[18] mbreti i Afekut, një; mbreti i Sharonit, një;

[19] mbreti i Madonit, një; mbreti i Hatsorit, një;

[20] mbreti i Shirom-Meronit, një; mbreti i Akshafit, një;

[21] mbreti i Taanakut, një; mbreti i Megidos, një;

[22] mbreti i Kedeshit, një; mbreti i Jokneamit, në Karmel, një;

[23] mbreti i Dorit, mbi lartësinë e Dorit, një; mbreti i popujve të Gilgalit, një;

[24] mbreti i Tirtsahut, një. Gjithsej tridhjetë e një mbretër.

Jozueu — Chapters