Skip to content
Opens in a new window

[1] Sa për të mbledhurit e ndihmave për shenjtorët, bëni edhe ju ashtu si i urdhërova kishat e Galatisë.

[2] Të parën ditë të çdo jave, secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij, që, kur të vij, të mos bëhen atëherë mbledhje ndihmash.

[3] Edhe, kur të vij, ata që ju do të miratoni, unë do t'i dërgoj me letra, që të çojnë në Jeruzalem dhuratën tuaj bujare.

[4] Dhe po të jetë e udhës që të shkoj vetë, ata do të shkon me mua.

[5] Edhe unë do të vij te ju, pasi të kem kaluar nëpër Maqedoni.

[6] Dhe ndoshta do të rri te ju, ose edhe të dimëroj, që ju të më përcillni kudo që të shkoj.

[7] Sepse kësaj here nuk dua t'ju shoh vetëm kalimthi, por shpresoj të rri pak kohë pranë jush, në dashtë Zoti.

[8] Dhe unë do të rri në Efes deri për Rrëshajët,

[9] sepse m'u hap një derë e madhe dhe e efektshme, dhe kundërshtarë ka shumë.

[10] Tani, nëse vjen Timoteu, kujdesuni që të rrijë me ju pa druajtje, sepse ai punon për veprën e Zotit ashtu si unë.

[11] Pra, asnjë të mos e përçmojë, por përcilleni në paqe që të vijë tek unë, sepse e pres bashkë me vëllezërit.

[12] Sa për vëllanë Apol, iu luta shumë që të vijë tek ju bashkë me vëllezërit, por ai s'deshi kurrsesi të vinte tani; por do të vijë kur ta ketë volinë.

[13] Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë.

[14] Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!

[15] Tani, o vëllezër (ju e njihni familjen e Stefanas që është fryti i parë i Akaisë dhe që i janë kushtuar shërbesës së shenjtorëve),

[16] ju bëj thirrje që t'u nënshtroheni edhe ju atyreve dhe kujtdo që punon dhe mundohet në punën tonë të përbashkët.

[17] Edhe gëzohem për ardhjen e Stefanas, të Fortunatit dhe të Akaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj,

[18] sepse e freskuan frymën tim dhe tuajin; prandaj nderoni njerëz të tillë.

[19] Kishat e Azisë ju përshëndesin; Akuila dhe Prishila, bashkë me kishën që është në shtëpi të tyre, ju përshendesin shumë në Zotin.

[20] Të gjithë vëllezërit ju përshëndesin; përshëndetni njëri-tjetrin me një puthje të shenjtë.

[21] Të fala me shëndet me dorën time, të Palit.

[22] Nëse ndokush nuk e do Zotin Jezu Krisht, qoftë mallkuar! Maranatha a.

[23] Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju.

[24] Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu. Amen.

1 e Korintasve — Chapters