Skip to content
Opens in a new window

[1] Kujto, o Zot, atë që na ka ndodhur, shiko dhe vër re turpin tonë.

[2] Trashëgimia jonë u ka kaluar të huajve, shtëpitë tona njerëzve që nuk janë tanët.

[3] Ne u bëmë jetimë, pa etër, nënat tona janë si të veja.

[4] Duhet të paguajmë për ujët që pimë, drutë tona i kemi vetëm me pagesë.

[5] Na ndjekin me një zgjedhë mbi qafë, jemi të rraskapitur dhe nuk kemi fare pushim.

[6] I kemi shtrirë dorën Egjiptit dhe Asirisë për t'u ngopur me bukë.

[7] Etërit tanë kanë mëkatuar dhe nuk janë më, dhe ne mbajmë ndëshkimin për paudhësitë e tyre.

[8] Skllevërit sundojnë mbi ne, askush nuk mund të na çlirojë nga duart e tyre.

[9] E nxjerrim bukën duke rrezikuar jetën tonë, përpara shpatës së shkretëtirës.

[10] Lëkura jonë është ngrohur si në një furrë për shkak të valës së urisë.

[11] Kanë dhunuar gratë në Sion, virgjëreshat në qytetet e Judës.

[12] Krerët janë varur nga duart e tyre, personi i pleqëve nuk është respektuar.

[13] Të rinjtë i vunë të bluajnë, të vegjëlit u rrëzuan nën barrën e druve.

[14] Pleqtë nuk mblidhen më te porta, të rinjtë nuk u bien më veglave të tyre.

[15] Gëzimi i zemrave tona është pakësuar, vallja jonë është shndërruar në zi.

[16] Kurora ka rënë nga koka jonë; mjerë ne, sepse kemi mëkatuar!

[17] Prandaj u sëmur zemra jonë, për këto gjëra na janë errësuar sytë:

[18] për malin e Sionit që është i shkretuar dhe në të cilin sillen dhelprat.

[19] Por ti, o Zot, mbetesh për jetë, dhe froni yt brez pas brezi.

[20] Pse do të na harroje për jetë dhe do të na braktisje për një kohë të gjatë?

[21] Na bëj që të rikthehemi te ti, o Zot, dhe ne do të kthehemi; rivendos ditët tona si në të kaluarën.

[22] Mos vallë na hodhe poshtë fare apo je zemëruar me të madhe kundër nesh?

Vajtimet — Chapters