Skip to content
Opens in a new window

[1] Ata që vunë vulën e tyre mbi dokumentin ishin: Nehemia, qeveritari, bir i Hakaliahut, dhe Sedekia,

[2] Serajahu, Azaria, Jeremia,

[3] Pashuhuri, Amariahu, Malkija,

[4] Hatushi, Shebaniahu, Maluku,

[5] Harimi, Meremothi, Obadiahu,

[6] Danieli, Ginethoni, Baruku,

[7] Meshulami, Abijahu, Mijamini,

[8] Maaziahu, Bilgai, Shemajahu. Këta ishin priftërinj.

[9] Levitët: Jeshua, bir i Azaniahut, Binui nga bijtë e Henadadit dhe Kadmieli,

[10] dhe vëllezërit e tyre Shebaniahu, Hodijahu, Kelita, Pelajahu, Hanani,

[11] Mika, Rehobi, Hashabiahu,

[12] Zakuri, Sherebiahu, Shebaniahu,

[13] Hodijahu, Bani dhe Beninu.

[14] Krerët e popullit: Paroshi, Pahath-Moabi, Elami, Zatu, Bani,

[15] Buni, Azgabi, Bebai,

[16] Adonijahu, Bigvai, Adini,

[17] Ateri, Ezekia, Azuri,

[18] Hodijahu, Hashumi, Betsai,

[19] Harifi, Anatothi, Nebai,

[20] Magpiashi, Meshulami, Heziri,

[21] Meshezabeeli, Tsadoku, Jadua,

[22] Pelatiahu, Hanani, Anajahu,

[23] Hoshea, Hananiahu, Hasshubi

[24] Halloheshi, Pilha, Shobeku,

[25] Rehumi, Hashabnahu, Maasejahu,

[26] Ahijahu, Hanani, Anani

[27] Maluku, Harimi dhe Baanahu.

[28] Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, Levitët, derëtarët, këngëtarët, Nethinejtë dhe tërë ata që ishin ndarë nga popujt e vendeve të huaja për të ndjekur ligjin e Perëndisë, bashkëshortet e tyre, bijtë e tyre dhe bijat e tyre, domethënë tërë ata që kishin njohuri dhe zgjuarësi,

[29] u bashkuan me vëllezërit e tyre, me më të shquarit, dhe u zotuan me mallkim dhe betim se do të ecnin në rrugën e caktuar nga ligji i Perëndisë, që ishte dhënë me anë të Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe të respektonin e të zbatonin në praktikë të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, dekretet e tij dhe statutet e tij,

[30] të mos u japim bijat tona popujve të vendit dhe të mos marrim bijat e tyre për bijtë tanë,

[31] të mos blejmë asgjë ditën e shtunë ose në një ditë tjetër të shenjtë nga popujt që çojnë për të shitur ditën e shtunë çfarëdo lloj mallrash dhe drithërash, ta lëmë tokën të pushojë çdo vit të shtatë dhe të mos vjelim asnjë borxh.

[32] U zotuam prerazi të paguajmë çdo vit një të tretën e një sikli për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë tonë,

[33] për bukët e paraqitjes, për blatimin e përjetshëm të ushqimit, për olokaustin e përjetshëm të të shtunave, të ditëve të hënës së re, të festave të caktuara, për gjërat e shenjtëruara, për ofertat e bëra për mëkatin, për shlyerjen e fajit të Izraelit, dhe për çdo punë të kryer në shtëpinë e Perëndisë tonë.

[34] Përveç kësaj hodhëm short midis priftërinjve, Levitëve dhe popullit për ofertën e druve që duhet të çohen në shtëpinë e Perëndisë tonë, çdo vit në afate të caktuara, sipas shtëpive tona atërore, me qëllim që të digjen në altarin e Zotit, Perëndisë tonë, ashtu siç është shkruar në ligj.

[35] U zotuam gjithashtu të çojmë çdo vit në shtëpinë e Zotit prodhimet e para të tokës sonë dhe frytat e para të çdo peme,

[36] dhe të parëlindurit e bijve tanë dhe të bagëtisë sonë, ashtu siç është shkruar në ligj, dhe me të pjelljen e parë të bagëtive tona të trasha dhe të imta për t'ua paraqitur në shtëpinë e Perëndisë tonë priftërinjve që kryejnë shërbim në shtëpinë e Perëndisë tonë.

[37] Përveç kësaj u zotuam t'u çojmë priftërinjve në dhomat e shtëpisë së Perëndisë tonë prodhimet e para të brumit tonë, ofertat tona, frutat e çdo peme, mushtin dhe vajin, dhe Levitëve të dhjetën e tokës sonë; vetë Levitët do të marrin të dhjetën pjesë në të gjitha qytetet ku ne punojmë.

[38] Një prift, pasardhës i Aaronit, do të jetë me Levitët kur ata do të marrin të dhjetat; dhe Levitët do ta çojnë të dhjetën e së dhjetës në shtëpinë e Perëndisë tonë, në dhomat e thesarit,

[39] sepse në këto dhoma bijtë e Izraelit dhe bijtë e Levit do të sjellin ofertat e grurit, të mushtit dhe të vajit; këtu janë veglat e shenjtërores, priftërinjtë që kryejnë shërbimin, derëtarët dhe këngëtarët. Ne nuk do ta braktisim shtëpinë e Perëndisë tonë.

Nehemia — Chapters