
24 October 2022
Michael Jackson, artisti që solli revolucion në muzikë por me çfarë sakrificash?!
Top Albania Radio Special
About
Ai dha një definim ndryshe, një koncept tërësisht të ri për kërcimin, e bëri botën të çmendej pas atyre hapave e sigurisht pas vokalit të tij që e shndërroi atë në artistin e pakonkurrueshëm në 4 dekada, Mbretin e pop-it dhe fituesin me numrin më të lartë të çmimeve në historinë e muzikës. Ai është Michael Jackson, djali i çmimeve të panumërta si asnjë personazh tjetër në industrinë muzikore, personaliteti me ndikim të madh por me probleme edhe me te mëdha, me një fëmijëri nën tortura nga babai i tij, shumë barriera dhe fajësime gjatë hapave e ngjitjes në karrrierë, problem të shëndetit mendor apo dhjetëra operacionet që ndryshuan njëherë e përgjithmonë aparencën e atij që ndryshoi mendësinë e botës në të krijuarit art.